Variablat I

Përditësuar: Janar 2026

Çfarë është një variabël?

Variablat janë një nga konceptet më themelore dhe më të rëndësishme të programimit. Një variabël është një vend ku ruajmë informacione. Mund ta imagjinosh si një kuti që ka një emër, dhe brenda saj fusim një vlerë.

Variabla = Emër + Vlerë
(p.sh. emri i kutisë është mosha, vlera brenda saj është 20)

Pa variabla, një program nuk mund të mbajë mend asgjë — as emrin tënd, as moshën, as rezultatet, as zgjedhjet e përdoruesit.

Pse përdoren variablat?

Na duhen sepse duam që programi të mbajë mend të dhëna që i përdor më vonë.

Mbaj mend: pa variabla, programi nuk do të mund të mbante mend asnjë informacion.

Si deklarohet një variabël?

Për të krijuar (deklaruar) një variabël në JavaScript, përdorim fjalën let.


let emri = "Alban";
let qyteti = "Prishtinë";
let mosha = 21;
      

Në këtë shembull, kemi krijuar tre variabla që mbajnë informacione të ndryshme. Këto vlera mund t’i përdorim më vonë për llogaritje, kontrollime, ose shfaqje në ekran.

Recap