Hyrje ne kurs

Përditësuar: Nëntor 2025

Mirë se erdhe në kursin “Mëso Programimin”

Ky kurs është krijuar posaçërisht për fillestarë — persona që nuk kanë asnjë përvojë në programim, ose që duan të fillojnë nga zero.

Në këtë platformë do të gjesh mësime të shkurtra, të qarta, dhe praktike që do të të ndihmojnë të ndërtosh bazat e forta të programimit.

Nëse nuk ke programuar kurrë më parë — mos u shqetëso. Ky kurs fillon nga më e thjeshta.

Çfarë do të mësojmë në këtë kurs?

Gjatë këtij kursi do të mësojmë konceptet më themelore të programimit si:

Çdo kapitull ka shembuj të thjeshtë dhe ushtrime që të ndihmojnë të kuptosh logjikën e programimit.

Cilen gjuhë programuese do të përdorim?

Në këtë kurs do të përdorim gjuhën programuese JavaScript. Është një nga gjuhët më të përdorura në botë dhe është perfekte për fillestarë.

JavaScript përdoret për faqet e internetit, aplikacionet mobile, serverat, madje edhe në inteligjencë artificiale. Por mos u frikëso — do ta mësojmë hap pas hapi, nga më e thjeshta te më e avancuara.

Si funksionon procesi i të mësuarit?

Për çdo mësim do të ketë:

Qëllimi ynë është ta kuptosh logjikën e programimit, jo vetëm të mësosh teori. Shumica e njohurive vijnë duke shkruar kod dhe duke provuar vet.

Gati?

Në mësimin e radhës do të fillojmë me konceptin e parë teknik: Variablat.

Variablat janë hapi i parë i çdo programuesi — aty fillon gjithçka.