Mësimi 2: Tipet e të Dhënave

Përditësuar: Nëntor 2025

Çfarë janë tipet e të dhënave?

Çdo vlerë në JavaScript ka një tip të dhëne. Tipet përcaktojnë se çfarë lloj informacioni po ruan një variabël dhe si mund të përdoret ai në program.

Për shembull, një numër përdoret për llogaritje, një tekst për emra apo përshkrime, ndërsa një vlerë logjike (true/false) për vendime në kod.

Kategoritë kryesore

Primitive janë bazike dhe ruajnë vetëm një vlerë, ndërsa jo-primitive mund të ruajnë shumë vlera në të njëjtën variabël (si listat apo objektet).

Shembuj me tipe të ndryshme


// String – përdoret për tekst
let emri = "Alban"; // vendoset gjithmonë në thonjëza

// Number – përdoret për numra (të plotë ose me presje)
let mosha = 20;
let temperatura = 36.5;

// Boolean – vlerë logjike: e vërtetë ose e rreme
let eshteStudent = true;
let kaMakine = false;

// Null – tregon që diçka është bosh me qëllim
let nota = null; // e vendosim vetë kur s'ka vlerë

// Undefined – ndodh kur një variabël ekziston, por nuk i është dhënë ende vlerë
let telefoni;
      

Le ta kuptojmë më mirë null dhe undefined

Këto dy tipe shpesh ngatërrohen nga fillestarët, por kanë kuptime të ndryshme:

Pra, undefined do të thotë "asgjë nuk është caktuar ende", ndërsa null do të thotë "e di që nuk ka vlerë tani".

Objektet dhe Arrays

Objektet dhe Arrays janë tipe të dhënash më të avancuara. Ato përdoren për të ruajtur disa vlera në një variabël të vetme.
Per keto te fundit me vone do te mesojme me gjeresisht.


// Object – grup vlerash me emra (çelësa)
let person = { emri: "Qelsim", mosha: 20 };

// Array – listë me disa elemente
let ngjyra = ["kuqe", "gjelbër", "blu"];
      

Përdorimi i typeof

Komanda typeof përdoret për të parë tipin e një vlere në JavaScript. Ajo kthen një fjalë që përfaqëson tipin e vlerës, si “string”, “number”, “boolean”, etj.


console.log(typeof emri);          // "string"
console.log(typeof mosha);         // "number"
console.log(typeof eshteStudent);  // "boolean"
console.log(typeof nota);          // "object" (JavaScript e konsideron null si "object")
console.log(typeof telefoni);      // "undefined"
      

Siç mund ta shohësh, typeof null kthen “object”. Kjo është një gabim historik në JavaScript, por është ruajtur për pajtueshmëri.

← Kthehu te Mësimi 1 Vazhdo te Sfida 2 →