Mësimi 1: Hyrje në Programim & Variablat
Përditësuar: Nëntor 2025
Çfarë është Programimi?
Programimi është arti i dhënies së urdhrave kompjuterit që ai të kryejë një detyrë të caktuar. Me fjalë të tjera, ne i tregojmë kompjuterit çfarë të bëjë duke shkruar udhëzime me anë të një gjuhe programuese.
Për shembull, nëse duam që kompjuteri të na tregojë një përshëndetje, e bëjmë këtë me kod:
console.log("Përshëndetje, botë!");
Çfarë janë gjuhët programuese?
Një gjuhë programuese është mënyra me të cilën ne komunikojmë me kompjuterin. Ka shumë gjuhë programuese si Python, Java, C++, JavaScript e të tjera.
Secila gjuhë ka stilin e vet, por qëllimi është i njëjtë: të ndërtojmë programe që zgjidhin probleme.
Historia e JavaScript
JavaScript u krijua në vitin 1995 nga Brendan Eich në kompaninë Netscape. Fillimisht u krijua për ta bërë faqet e internetit më interaktive. Sot, JavaScript përdoret në çdo vend — në ueb, servera, telefona, madje edhe në inteligjencë artificiale.
Në kombinim me HTML dhe CSS, JavaScript është një nga tre shtyllat kryesore të zhvillimit të faqeve të internetit.
Çfarë janë Variablat?
Një variabël është si një kuti që ruan informacion. Mund të ruajë tekste, numra, apo të dhëna të tjera.
let emri = "Alban";
let mosha = 20;
console.log(emri);
console.log(mosha);
Në këtë shembull, ne kemi ruajtur një tekst (“Qelsim”) dhe një numër (20) në dy variabla.
Llojet e Variablave: var, let dhe const
- var – përdorej në versionet e vjetra të JavaScript. Ka disa kufizime.
- let – përdoret për variabla që mund të ndryshojnë vlerë.
- const – përdoret për variabla që nuk ndryshojnë kurrë.
var emri = "Alban"; // mënyrë e vjetër
let mosha = 20; // mund të ndryshohet
const qyteti = "Pejë"; // nuk ndryshohet