Si përdoren të dhënat tuaja
Përditësuar më: 19 Shkurt 2026
Kjo faqe shpjegon në mënyrë të thjeshtë çfarë të dhënash përdorim gjatë hyrjes dhe përdorimit të platformës “Mëso Programimin”, dhe për çfarë arsye.
Pjesa e autentikimit dhe sigurisë së hyrjes mbrohet dhe menaxhohet nga Supabase,
ndërsa ne menaxhojmë politikat e aksesit dhe mënyrën si përdoren të dhënat
brenda platformës.
1) Çfarë të dhënash mbledhim
- Detyrueshme për llogarinë: email, fjalëkalim (menaxhuar nga sistemi i autentikimit), emri dhe username.
- Për hyrje me Google: identifikues bazë i llogarisë sipas autorizimit që jepni te Google.
- Për përdorim të platformës: progresi i kurseve dhe gjendja e mësimeve të përfunduara.
2) Pse i përdorim
- Për të krijuar dhe mbrojtur llogarinë tuaj.
- Për verifikim emaili dhe rikuperim fjalëkalimi.
- Për të ruajtur progresin tuaj dhe përvojën e personalizuar të mësimit.
3) Çfarë nuk bëjmë
- Nuk shesim të dhënat tuaja personale.
- Nuk i përdorim të dhënat tuaja për reklama të palëve të treta.
4) Kontrolli që keni ju
- Mund të ndryshoni fjalëkalimin nga llogaria juaj.
- Mund të kërkoni rikuperim të llogarisë nga emaili juaj.
- Mund të fshini llogarinë dhe të dhënat përkatëse nga profili.
5) Kontakt
Për pyetje rreth privatësisë dhe sigurisë, na shkruani në support@mesoprogramim.online.